Tuesday, September 11, 2012

Mehmeti si Ibrahimovici (Video)

Shkëlqimi në Novara ka bërë që Agon Mehmeti të krahasohet nga mediat italiane me yllin suedez Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi kosovar realizoi tri gola në debutim me Novaran, duke i mahnitur të gjithë, pasi kishte qëndruar gjashtë muaj nën hije në Palermo, ku ishte transferuar nga Malmo. Për të luajtur rregullisht, ai sakrifikoi duke zbritur në një kategori më të ulët garash, ku iu bashkua ish ekipit të Samir Ujkanit dhe Rijat Shalës. “Krahasimi me Ibrahimovic? Mos të bëjmë shaka. Krahasimi im me të është i ekzagjeruar. E njoh dhe është një lojtar i madh”, është shprehur 22 vjeçari për mediat italiane.

No comments:

Post a Comment