Këngëtarja Bleona Qereti, është rikthyer në Shqipëri pas disa vitesh
shkëputje dhe po promovon albumin e saj të ri në anglisht në disa qytete
të Shqipërisë
Mbrëmë ajo ka përformuar në qytetin ku është rritur, Elbasan, pas koncerteve në Vlorë e Shkodër.
Vëmendja e madhe mediatike rreth rikthimit të saj, përveç të mirave
dhe publicitetit që mund t’i sjellë, nuk duket të jetë aq pozitive për
të. Kjo për faktin se mediat po interesohen shume rreth të kaluarës së
saj dhe disa ngjarjeve për të cilat këngëtarja ndoshta nuk është edhe aq
e lumtur.
Kështu, duke bërë kërkime rreth Bleones, kemi rënë në gjurmë të një
xhirimi, realizuar vite më parë, ku Bleona shihet duke kënduar në gjuhën
serbe, në rrugët e Gjermanisë. Asaj nuk i pengon as kamera që është e
pranishme dhe vazhdon me interpretimin e këngës. (ikub)
No comments:
Post a Comment